Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov sot rifillon mandatin tjetër

Ivanov sot rifillon mandatin tjetër

12 maj-Me dhënien e deklaratës solemne para shtëpisë ligjdhënëse, Ivanov edhe formalisht do ta fillojë mandatin e dytë pesëvjeçar si shef i shtetit.
Në kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë është paralajmëruar ceremoni solemne me rastin e inaugurimit të Ivanovit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë seancë në të cilën do të inaugurohet presidenti i sapo-zgjedhur i shtetit Gjorge Ivanov.

Me dhënien e deklaratës solemne para shtëpisë ligjdhënëse, Ivanov edhe formalisht do ta fillojë mandatin e dytë pesëvjeçar si shef i shtetit.
Në kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë është paralajmëruar ceremoni solemne me rastin e inaugurimit të Ivanovit. Në solemnitet, ashtu siç paralajmëruan nga Kabineti i tj, do të marrin pjesë qytetarë, të cilët pas ceremonisë do të priten nga ana e presidentit Ivanov.

Gjorge Ivanov i cili ishte kandidat për president i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, sërish është zgjedhur në zgjedhjet që u mbajtën më 13 përkatësisht 27 prill. Ai fitoi 534.910 vota, derisa kundër-kandidati i tij nga LSDM-ja, Stevo Pendarovski 398.077 vota.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *