Home / Sport / Januzaj në Belgjikë po cilësohet Zidane i së ardhmes, merr numrin 10

Januzaj në Belgjikë po cilësohet Zidane i së ardhmes, merr numrin 10

I lindur në Bruksel, ylli me prejardhje nga Istogu i Kosovës, ishte i kërkuar nga disa përfaqësuese, por zgjedhja e tij ka qenë Belgjika.

Sulmuesi i Manchester United, Adnan Januzaj, i cili do të luajë që nga minuta e parë me fanellën e Belgjikës në miqësoren e së hënës përballë Luksemburgut, në moshën 19-vjeçare është tejet i vlerësuar nga përzgjedhësi Marc Wilmots për në Botërorin 2014.

I lindur në Bruksel, ylli me prejardhje nga Istogu i Kosovës, ishte i kërkuar nga disa përfaqësuese, por zgjedhja e tij ka qenë Belgjika. “Unë kam lindur në Bruksel, kam studiuar në Belgjikë deri në moshën 16-vjeçare e jam përgatitur te Anderlecht”, ka thënë Januzaj, transmeton koha.net.
Për të justifikuar seleksionimin e tij, Wilmots evokon “talentin dhe polivalencën” e lojtarit te ri.

“Adnani mund të luajë me numrin 10, në postin e tij anësor ku ka luajtur në ekipin e të rinjve”, thekson trajneri. Januzaj është shprehur nga ana e tij se “posti më i mirë për të do të ishte ai i sulmuesit të fundit”.

Ish-futbollisti i përfaqësueses, Marc Degryse, është shprehur nga ana e tij: “Adnani është Zidane i së ardhmes. Tek ai, Belgjika, ka gjetur një lojtar të jashtëzakonshëm. Mendoj se ai do të bëhet më i fortë se Eden Hazard”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *