Home / Lajme / Maqedoni / Jo vetëm me bomba, por edhe me plumba është gjuajtur ndaj familjes Zeqiri nga Radishani (VIDEO)

Jo vetëm me bomba, por edhe me plumba është gjuajtur ndaj familjes Zeqiri nga Radishani (VIDEO)

Shkup, 12 Maj – Familja Zeqiri nga Radishani i Shkupit, sërish ka qenë cak i sulmeve. Ndaj shtëpisë së kësaj familjeje mbrëmë janë hedhur dy bomba dhe është gjuajtur edhe me plumba. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Njëra nga bombat ka shpërthyer në banjën e shtëpisë së Femi Zeqirit, e cila është djegur tërësisht. Bomba e dytë ka mbet në oborr pa shpërthyer, ndërsa një plumb ka përfunduar në xhamin e ballkonit në katin e sipërm të shtëpisë së vëllait tjetër, Faik Zeqiri.

“Fat që shpëtoi lokja, sepse vetëm para pak minutave se të shpërthente bomba ajo ishte në banjë”, thotë Fehmiu, për “Lajm”, duke treguar ngjarjen.

Në shtëpinë e Faikut duket xhami i qëlluar me plumb, i cili supozohet të jetë gjuajtur nga një kopsht fëmijësh që gjendet përballë shtëpisë së tyre. “Çfarë t’ju them më, ka një muaj që nuk vëmë gjumë në sy. Tregoni edhe ju vetë, a mundte të jetohet më kështu”, thotë Faiku për “Lajm”.

Edhe të hënën në mesditë, kur “Lajm” ishte në këtë familje, aty gjendeshin ekspertët e krim teknikës, të cilët po merreshin me plumbin që kishte rënë në katin e tretë të shtëpisë së Faikut. Po ashtu edhe kamera e sigurisë e vendosur në shtëpinë e Faik Zeqirit ka incizuar krismat, ku qartë, së pari dëgjohet një krismë arme, e më pas një shpërthim I fuqishëm, ndërsa në rrugë nuk duket askush. Pak para shpërthimit një automjet ka lëvizur në rrugë.

Policia e ka konfirmuar incidentin dhe premton se po punon për zbardhjen e rastit.

Familja 50-të anëtarëshe nga Radishani i Shkupit ka vite që është cak i sulmeve të huliganëve maqedonas, edhe pse me fqinjët kurrë nuk kanë pas probleme. Tre herë i kanë hedhur bomba në shtëpi, dy herë të tjera koktej molotovi, më 13 prill, 30 huliganë tentuan të hynin me dhunë në shtëpinë e tyre , ku dhe lënduan loken 75 vjeçe, ndërsa mbrëmë ndaj kësaj familjeje u hodhën edhe dy bomba dhe u qëllua me armë zjarri.

Para një jave, nga kjo familje e madhe u shpërngulën 16 anëtarë të kësaj familjeje. Ata tashmë janë në Gjermani ku dhe kanë kërkuar azil. Nga familja kanë paralajmëruar se do të ikin edhe të tjerët, përveç, njërit vëlla Faikut.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *