Home / Lajme / Maqedoni / Kemi harmonizuar programet, bisedojmë për postet ministrore

Kemi harmonizuar programet, bisedojmë për postet ministrore

30 maj- “Bisedimet për platformën kanë përfunduar. Tani bisedohet faza e dytë rreth ndarjes së posteve dhe rreth pozicioneve në qeveri. Shumë shpejt, opinioni do të jetë i informuar edhe për marrëveshjen përfundimtare”, tha Abdilaqim Ademi, Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së.

Bisedimet rreth harmonizimit të programeve politike mes BDI-së dhe VMRO-së kanë përfunduar, dhe aktualisht ka nisur faza e dytë e bisedimeve, ajo për ndarjen e posteve si dhe emrave të mundshëm drejtues. Zhvillimet e tilla i konfirmoi , sekretari i përgjithshëm i BDI-së Abdilaqim Ademi. Me mbylljen përfundimtare të bisedimeve, ai tha se së shpejti do të njihet edhe opinioni publik. Një ditë më parë, edhe kreu i VMRO-së Nikolla Gruevski konfirmoi vazhdimin e bisedimeve, por nuk dha detaje specifike mbi to.

“Bisedimet për platformën kanë përfunduar. Tani bisedohet faza e dytë rreth ndarjes së posteve dhe rreth pozicioneve në qeveri. Shumë shpejt, opinioni do të jetë i informuar edhe për marrëveshjen përfundimtare”, tha Abdilaqim Ademi, Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së.

Edhe pse nëpër media, prej kohësh qarkullojnë zëra për emra të mundshëm të ministrave. Megjithatë, Ademi theksoi se konkrete, nuk ka ende asgjë.

“Jo ende nuk kemi mbërritur deri tek emrat”, u shpreh Abdilaqim Ademi, Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *