Home / Lajme / Maqedoni / Kërkojnë ambient të sigurt në Maqedoni

Kërkojnë ambient të sigurt në Maqedoni

25 maj-“Ekonomia kërkon ambient të qetë, kushte stabile dhe të parashikueshme për punë si dhe institucione stabile që funksionojnë. Ashtu që më mirë është që të gjitha betejat politike të udhëhiqen në kuadër të institucionet, për shkak se nuk ndodh kjo, investitorët e huaj nuk ndjejnë siguri”, deklaroi Bogov

Investitorët e huaj janë të pasigurtë kur ka beteja politike dhe mungesë të ambientit të qetë në Maqedoni.

Kjo është theksuar nga guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM), Dimitar Bogov në intervistën për Radio Evropa e Lirë.

“Ekonomia kërkon ambient të qetë, kushte stabile dhe të parashikueshme për punë si dhe institucione stabile që funksionojnë. Ashtu që më mirë është që të gjitha betejat politike të udhëhiqen në kuadër të institucionet, për shkak se nuk ndodh kjo, investitorët e huaj nuk ndjejnë siguri”, deklaroi Bogov.

BPM ka shprehur shqetësime për uljen e rezervave devizore për 88 milionë euro nga shkurti i këtij viti deri në prill.

“Kjo është një indikatorë i rëndësishëm sepse ne po vazhdojmë politikat e kursit stabil të denarit dhe përmes kësaj mbajmë edhe stabilitetin makroekonomik në ekonominë e vendit tonë. Por presim që deri në fund të vitit të stabilizojmë rezervat devizore, dhe në vitin 2015 të rriten ato”, deklaroi Bogov. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *