Home / Lajme / Maqedoni / Këshilli qendror i LSDM vendosi kthimin e mandateve të deputetëve

Këshilli qendror i LSDM vendosi kthimin e mandateve të deputetëve

01 Maj – Këshilli Qendror i LSDM-së mbrëmë njëzëri vendosi që të kthejë mandatet e deputetëve të fituar në zgjedhjet e 27 prillit, ndërsa gjithashtu u vendos që Zoran Zaev të mbetet lider i kësaj partie.

Këshilli Qendror i LSDM-së mbrëmë njëzëri vendosi që të kthejë mandatet e deputetëve të fituar në zgjedhjet e 27 prillit, ndërsa gjithashtu u vendos që Zoran Zaev të mbetet lider i kësaj partie.

Në këtë mbledhje u qartësua qëndrimi se çfarëdo vendim tjetër do të nënkuptonte njohje të rezultateve të zgjedhjeve dhe dhënie legjitimitet të zgjedhjeve të organizuara përmes vjedhjes sistematike të votave.

Gjatë debatit ka pasur edhe kritika të shumta në adresë të dyshes udhëheqëse të kësaj partie Zoran Zaev dhe zëvendëskryetares Radmila Sheqerinska, dhe se është zhvilluar debat edhe për dorëheqjen e Zaevit. Por ky i fundit në fjalimin hyrës të mbledhjes ka theksuar se nuk mendon për dorëheqje, për shkak se vetëm 10 muaj është në krye të LSDM dhe më pak kohë në krye të kryesisë së re. Kritikat kanë ardhur nga deputetë të përbërjes së kaluar parlamentare.

Por, këshilli qendror ka vendosur për të nisur përgaditjet për kongresin e ri paszgjedhor, ku do të vlerësohen rezultatet zgjedhore dhe besimi ndaj liderit partiak. Si datë e mundshme e mbajtjes së kongresit përmendet 11 maji. Një ditë më parë edhe Këshilli ekzekutiv apo kryesia e LSDM vendosi që të mos pranojë zgjedhjet dhe mandatet e fituara të 34 deputetëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 prillit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *