Home / Lajme / Maqedoni / Komandant Tigri, 13 vjet nga rënia e tij

Komandant Tigri, 13 vjet nga rënia e tij

25 maj-Komandant Tigri, iu bashkua forcave shqiptare, që luftonin edhe më tutje pas çlirimit të Kosovës për lirinë e shqiptarëve në territoret e administruara nga Maqedonia, gjatë viteve 2000.

Sot bëhen 13 vjet nga rënia e dëshmorit Fadil Nimani, i njohur ndryshe si “Komandant Tigri”.

Fadil Nimani ishte nga fshati Gërgoc i Gjakovës, një ushtarë shqiptar dhe dëshmor i luftës në Maqedoni.

Komandant Tigri, iu bashkua forcave shqiptare, që luftonin edhe më tutje pas çlirimit të Kosovës për lirinë e shqiptarëve në territoret e administruara nga Maqedonia, gjatë viteve 2000.

Më 25 maj të vitit 2001 bie dëshmor në Vaksincë të Kumanovës, duke komanduar Brigadën e 113-të “Ismet Jashari-Kumanova”.

Në çdo përvjetor të rënies për liri, Fadil Nimanin e përkujtojnë duke u mbledhur me mijëra shqiptar në fshatin Vaksincë, ku edhe iu ngrit përmendorja. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *