Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Strugës: BDI në nivel lokal edhe në atë qendror nuk e njeh gjuhën shqipe

Komuna e Strugës: BDI në nivel lokal edhe në atë qendror nuk e njeh gjuhën shqipe

Strugë, 14 Maj – Për të disatën herë komuna e Strugës denoncon raste flagrante sa i përket mospërdorimit të Gjuhës Shqipe në mënyrë zyrtare dhe korrekte, nga ana e funksionarëve të partisë shqiptare në pushtet në nivel lokal dhe qendror.

Kjo thuhet në një njoftim të komunës, ku thuhet se disa herë janëë bërë të njohura për opinion publik, shkresa, dokumenta zyrtare, të firmosura , të përpuluara vetëm në gjuhën maqedonase.

Edhe pse fushatat, premtimet, sajesat proklamuese, i kanë drejtuar kah kjo çështje madhore, nuk bëjnë as më të voglin ” mundim” , përkatësisht nuk mundohen që një letër ta ndërtojnë në dy gjuhë.

Këtë radhë në një dokument të dërguar në komunën e Strugës nga Postat e Maqedonisë, ku drejtor është Rafis Haliti kuadër i BDI-së, edhe përkundër faktit se Struga menaxhohet nga shqiptarë, ky dokument ishte vetëm në gjuhën maqedonase.

“Që paradoksi të jetë më i madh, drejtori në fjalë, ish-komandant i UÇK-së, i cili shpeshherë është prononcuar për gjuhën shqipe zyrtare, madje shpesh e ka hedhur si ide daljen nga qeveria apo masa tjera alternative nëse kjo çështje nuk zgjidhet, këtë herë ai vet ka shkelur këtë parim duke dërguar dokumente zyrtare vetëm në gjuhën maqedonase.
Përveç Halitit, shkelje të tillë bën edhe drejtori i njësisë rajonale të Postave të Maqedonisë në Ohër, kuadër i BDI-së nga Struga, i cili gjithashtu ka lëshuar dokument zyrtar vetëm në gjuhën maqedonase. Këto shkelje, nga funksionarët e BDI-së, zakonisht janë quajtur gafa , lapsuse ose lajthitje. Megjithatë kur të njëjtat përsëriten sistematikisht, ateherë nuk quhen më të tilla. Kjo quhet pafuqi dhe paaftësi në rastin më të mirë dhe hipokrizi në rastin konkret”, thekson zyra për marrëdhënie me publikun. (M.Latifi/INA)

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *