Home / Lajme / Rajon / Kosovë:Fushata e kundërligjshme

Kosovë:Fushata e kundërligjshme

25 maj-Ankohen se periudha parazgjedhore nuk është e sanksionuar me ligj dhe si pasojë nuk mund të shqiptohen as gjoba, shkruan Tribuna.
Për parafushatën, dy herë është ankuar Vetëvendosja, por që në të dyja rastet ankesat e tyre janë hedhur poshtë.

Partitë politike mund të flenë rehat dhe të vazhdojnë fushatën edhe para afateve të përcaktuara nga KQZ-ja.

Paneli zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, e pranon se është i pafuqishëm të reagojë karshi këtij fenomeni.

Ankohen se periudha parazgjedhore nuk është e sanksionuar me ligj dhe si pasojë nuk mund të shqiptohen as gjoba, shkruan Tribuna.
Për parafushatën, dy herë është ankuar Vetëvendosja, por që në të dyja rastet ankesat e tyre janë hedhur poshtë.

Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 8 qershor, derisa KQZ ka thënë se fushatë do të ketë vetëm 10 ditë, që i bie nga data 28 maj.

Megjithatë, partitë ka kohë që kanë nisur të japin premtime në këmbim të votës. /Tribuna/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *