Home / Lajme / Maqedoni / Kryqi gjigand në Shkup, provokim për popullatën

Kryqi gjigand në Shkup, provokim për popullatën

09 Maj – Qytetarët shprehen të pa kënaqur me këtë gjest, dhe thonë se ky kryq nuk ishte i nevojshëm në këtë lagje

Përfunduan punimet dhe u vendos kryqi i gjatë 56 metra në komunën e Aerodromit, gjegjësisht përballë ndërtesave gjigante të kompanisë turke Xhevahir Holding.

Qytetarët shprehen të pakënaqur me këtë gjest, dhe thonë se ky kryq nuk ishte i nevojshëm në këtë lagje.

Portalb foli me disa banorë të këtij vendi.

“Ky është provokim, e dinë se ndërtesat i ndërton pronari turk i cili i përket fesë mulsimane dhe me qëllim i kanë vendosur këtë kryq gjigant mu përballë. Kjo tregon se ata nuk duan që myslimanët të blejnë banesa në këtë anë”, tha Ibrahimi T., i cili punon në afërsi të vendodhjes së kryqit.

Por jo vetëm shqiptarët ndjehen të provokuar, edhe maqedonasit shprehen se nuk ishte i nevojshëm ky projekt.

“Po të kishin ndërtuar kishë do të ishte okay se aty kryhen ritualet fetare, mirëpo unë personalisht mendoj se nuk ka qenë e nevojshme që të bëhet një projekt i tillë. Kemi kryqin të përmasave të mëdha në Vodno”, tha Marajana S., banore e kësaj komunë.

“Nuk më pengon kryqi. Madje edhe duket bukur, duket interesant, është i punuar shumë mirë. Ndoshta do të ishte më mirë që të investohet në diçka tjetër por edhe ky është projekt i nevojshëm”, u shpreh Mirosllav T., po ashtu banorë i Aerodromit.

Nga Bashkësia Fetare Islame (BFI), shprehen se ky është një provokim i drejtpërdrejtë i prefektit të komunës, i cili kohë më parë refuzoi të jepte leje për ndërtimin e një xhamie në këtë komunë.

“Neve na u refuzuar leja për ndërtimin e një xhamie, të cilën do e bënim pa asnjë investim të qeverisë apo komunës, ne kërkuam vetëm leje. Banorët vetë na dhanë në pronësi tokën e tyre që të ndërtohet një xhami ngase myslimanët e kësaj komune nuk kanë objekt fetar që t’i kryejnë obligimet fetare. Ndërtimi i kryqit është një provokimi i drejtpërdrejtë pasi që objekte fetare ortodokse, janë mbi gjashtë, kurse nuk lejohet ndërtimi i një xhamie”, tha për Portalb, Abaz Islami, zëdhënës i BFI-së.

Sa çfarë efekti do të ketë kjo për pronarët e ndërtesave Xhevahir Holding e cila është në ndërtim e sipër nuk e dimë ende, për arsye se nuk arritëm që të kontaktojmë me ndonjërin nga përgjegjësit e këtij projekti.

Kohë më parë analistët vlerësuan se në kohë të krizës politike, shpesh vërehet dukuria kur politika keqpërdor fenë për të arritur qëllimet e veta. /Portalb

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *