Home / Lajme / Rajon / Kuçi paralajmëron largimin nga politika

Kuçi paralajmëron largimin nga politika

8 maj-Ai ka siguruar se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re të cilën do të mund ta krijonte PDK-ja.Ai gjithashtu ka thënë se nuk ka ndonjë interes për të garuar as për deputet, por kjo nuk është definitive.

Zëvendëskryeministri dhe nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi ka paralajmëruar largimin e shpejtë nga skena aktive politike.

Ai ka siguruar se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re të cilën do të mund ta krijonte PDK-ja.Ai gjithashtu ka thënë se nuk ka ndonjë interes për të garuar as për deputet, por kjo nuk është definitive.

Kuçi pohoi se PDK-ja do të dalë me listë kredibile të kandidatëve për deputetë.

Ministri i Drejtësisë tha për KTV-në se gara kryesore do të jetë me LDK-në, porse partia e tij nuk e përjashton asnjë parti, as Vetëvendosjen për koalicion të mundshëm paszgjedhor.

Gijthashtu premoi se kryeministri Thaçi do të mbajë të gjitha premtimet që lidhen me miliona Euro. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *