Home / Lajme / Maqedoni / Kumanovari Admir Saiti ben reklama per BMW dhe Schild

Kumanovari Admir Saiti ben reklama per BMW dhe Schild

26 Maj – Fotografi shqiptar, Admir Saiti, nga Weggisi i Zvicrës, ka përfunduar dy video projekte, reklama për dy kompanitë e njohura “Schild” dhe për gjigantin gjerman të makinave BMW në Zvicër

Ai është bërë i njohur dhe shumë i kërkuar edhe me video projekte reklamash. Fotografi shqiptar, Admir Saiti, nga Weggisi i Zvicrës, ka përfunduar dy video projekte, reklama për dy kompanitë e njohura “Schild” dhe për gjigantin gjerman të makinave BMW në Zvicër, “BMW Motorrad Schweiz“. Admiri nuk e ka në plan të ndalet. BMW ia ka besuar shqiptarit nga Maqedonia edhe 2 projekte të tjera filmike.

Admirin ia kishte propozuar BMW-së fotografi i njohur, Thomas Buchwalder. Ai ka filmuar një foto shooting me Tom Lüthi, i cili ka qenë kampion bote në garat me motoçikleta „Moto Grand Prix“. Puna e kumanovarit ishte prezantuar këto ditë në një mbrëmje „Fashion Night“ në Hallenstadion Cyrih. Admiri ka realizuar foto të bukura dhe artistike, por njëkohësisht ka punuar dhe punon edhe me modele të njohura. Ai është shumë aktiv në fushën e modës, spektakleve të bukurisë dhe reklamave. Admiri ka lindur në Kumanovë dhe është 28 vjeç, por dashuria për artin e fotografisë ka bërë që ai të jetë shumë i njohur në Zvicër

Gjithashtu lexo

Cilët kanë punuar më shumë për ne, udhëheqësit komunistë sllavë të Titos, 1950-1980; apo udhëheqësit demokratë shqiptarë, 1990-2017

Sulejman Mehazi Pasi jemi shumë te revoltuar me politikëbërjen e shqiptarëve, do mundohemi të japim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *