Home / Lajme / Maqedoni / Kumanovë, 8-vjeçari bie në pus dhe shpëton

Kumanovë, 8-vjeçari bie në pus dhe shpëton

23 Maj -jë fëmijë 8-vjecar ka ra në një pus në Kumanovë, pa shumë pasoja të rënda, duke u ngelur për 20 minuta në vrimë të thellë pesë metra

Një fëmijë 8-vjecar ka ra në një pus në Kumanovë, pa shumë pasoja të rënda, duke u ngelur për 20 minuta në vrimë të thellë pesë metra. Ngjarja e këtillë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20 në oborrin e një shtëpie afër ambullantës së shkollës në Kumanovë. Fëmija kishte shpëtuar falë shkathtësisë dhe aftësive sepse pasi kishte rënë në pus ishte kapur fortë për dërrasat qëe kishin mbajtur nmbi sipërfaqen e ujit. Në ndihmë fëmisë i kishin dalë zjarrëfiksët të cilët paraprakishti i kishin njoftuar fqinjtë.

Zjarrëfiksi i lidhur me kabllo u fut në pus dhe nxori fëmijën. Pas kontrollimit nga mjekët në vendin e ngjarjes femiu u dërgua në spital.

“Kur fëmija doli nga uji ishte i vetëdijshëm , ai nuk qante, por dridhej nga të ftohtit . Kishte ulje të temperaturës së trupit. Ne i dhamë ndihmën e parë dhe e dërguam në repartin e fëmijëve për mjekim të mëtejshëm” tha mjeku në kujdestar.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *