Home / Lajme / Maqedoni / Kush do të udhëheqë me postin më të rëndësishëm politik shqiptar në Qeverinë e re?

Kush do të udhëheqë me postin më të rëndësishëm politik shqiptar në Qeverinë e re?

28 Maj – Ka shumë spekulime për atë se kush do të udhëhqë me postin më të rëndësishëm politik shqiptar në Qeverinë e re mes BDI-së dhe VMRO-së, atë të Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit

Ka shumë spekulime për atë se kush do të udhëhqë me postin më të rëndësishëm politik shqiptar në Qeverinë e re mes BDI-së dhe VMRO-së, atë të Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit – SIOFA. Speklutimet janë të shumta lidhur me ndarjen e resoreve qeveritare, por burime të mirëinformuara brenda BDI-së thonë se se gjasat më të mëdha për të patur këtë post, i ka zvkryeministri i deritanishëm Musa Xhaferri.

Një arsye më tepër se përse Xhaferri do ta udhëheqë këtë dikaster, është se kësaj radhe ai u “kurorëzua“ me legjitimitetin e bazës, rrespektivishtë fitoi në njësinë zgjedhore numër 5, me rezultat 3-0 dhe realisht bëri unifikimin e zonës e cila pas zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar ishte “problematike“ për BDI-në.

Ndërkohë, po këto burime për Almakos theksojnë, se ky post për shkak të kompetencave të reja të rëndësishme të cilat sekretariati për implementimin e marrëveshjes së Ohrit i ka fituar me ligjin e ri për administratën publike dhe atë shtetërore, do të duhet të udhëhiqet nga një kuadër me eksperience dhe ndikim politik.

Ndryshime të mëdha edhe në rasoret tjera qeveritare nuk priten, sipas të njëjtave burime, përveç se në rasoret të cilat do të ketë këmbehen mes partnerëve të koalicionit, por e gjithë kjo sipas të gjitha gjasave do të dihet menjëherë pas mbajtjes së kongresit partiak të caktuar per 5 qershor.

“Sa i takon çështjes të zgjedhjeve personale të kuadrove, të cilët do të udhëheqin institucionet që do të definohen si pjesë e BDI-së në qeveri, ajo do mbetet pas kongresit më 5 qershor”, tha ditë më parë Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *