Home / Lajme / Rajon / Lahi Brahimaj: AAK e ka ofertën më konkrete dhe më korrekte

Lahi Brahimaj: AAK e ka ofertën më konkrete dhe më korrekte

28 maj-Rruga e Lahi Brahimajt është prej atyre të pazakonshmeve në këtë periudhë kohore kur jo pak kandidatë të listave të ndryshme përfliten për vepra apo indikacione të ndryshme.I akuzuar së bashku me Ramush Haradinajn dhe Idriz Balajn nga Tribunali i Hagës, edhe Lahi Brahimaj, kaloi nëpër këtë Tribunali për 9 vite me radhë.

86Share
2Tweet
0Share
Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Lahi Brahimaj, sivjet do të kandidojë për deputet në Kuvendin e Kosovës në kuadër të listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Ai ka thënë se Aleanca dhe i nominuari i tyre për Kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj e ka ofertën më konkrete dhe më korrekte.

Rruga e Lahi Brahimajt është prej atyre të pazakonshmeve në këtë periudhë kohore kur jo pak kandidatë të listave të ndryshme përfliten për vepra apo indikacione të ndryshme.I akuzuar së bashku me Ramush Haradinajn dhe Idriz Balajn nga Tribunali i Hagës, edhe Lahi Brahimaj, kaloi nëpër këtë Tribunali për 9 vite me radhë.

Në shkallën e parë i dënuar me 6 vite dhe në procesin e dytë, i liruar nga të gjitha aktakuzat nga ky Tribunal, duke e bërë kështu jo të vlefshëm edhe dënimin e parë.

“Kam qenë gjithmonë i afërt, në fakt pjesëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Rruga ime jetësore, qoftë ajo e rinisë ashtu edhe e luftës por edhe pasluftës ka qenë e lidhur ngushtë me atë të Ramush Haradinajt”, ka thënë Brahimaj.

Sipas tij, Aleanca dhe i nominuari i saj për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj e ka ofertën më të qartë, më konkrete dhe më korrekte.

“Ndoshta edhe mund të bëhem paksa subjektiv, por ashtu siç unë e njoh Ramushin, për tërë këto vite, mundtë them që kurrë se kam parë më të koncentruar sesa muajve të fundit. Qoftë kur është hartuar platforma për Drejtim të Ri ashtu edhe në organizimin dhe mobilizimin e strukturave të partisë. Pastaj s’duhet të harroni që Ramushi është në një fushatë për herë të parë pas 9 vitesh. Kjo na ka bërë të gjithëve në parti, dhe siç po shihet edhe në tërë Kosovën, më tepër se optimist që kemi një program i cili jo vetëm që është i shkruar dhe nënshkruar nga Ramush Haradinaj, por në fakt ky program edhe do të jetësohet për qytetarët e vendit”, ka vlerësuar Brahimaj. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *