Home / Lajme / Rajon / Lista e ShIK-ut, sipas KFOR-it

Lista e ShIK-ut, sipas KFOR-it

19 maj-E përshkruan si inteligjent, elegant, por të lidhur ngushtë me njerëz që biznes kryesor kanë drogën, si Ismet Osmani, i njohur si “Curri”.
KFOR-i thotë se ShIK-u kishte një listë prej 40 anëtarësh të LDK-së që duhej “hequr qafe”.

Inteligjenca e KFOR-it i ka bërë një profil ish-shefit të ShIK-ut, Kadri Veseli. Atë e lidh direkt në shumë veprime të paligjshme, shkruan Koha Ditore

Një listë prej me 40 emra njerëzish që duhej eliminuar pretendohet se e klithe pasur ShIK-u. Këta njerëz, intelektualë të afërt me LDK-në, pretendohet se paraqisnin një problem për ardhjen në pushtet të krahut të luftës – shkruan Koha Ditore.

Dyshimet janë hedhur nga Inteligjenca e KFOR-it në një profil që i ka bërë Kadri veselit.

E përshkruan si inteligjent, elegant, por të lidhur ngushtë me njerëz që biznes kryesor kanë drogën, si Ismet Osmani, i njohur si “Curri”.
KFOR-i thotë se ShIK-u kishte një listë prej 40 anëtarësh të LDK-së që duhej “hequr qafe”.

Ndikim të madh në ShIK kishte edhe ShISh-i, që kishte bërë një plan operativ të veprimit në Kosovë.

Gjithë këtë plan e kishte siguruar KFOR-i. Ai parashihte ndjekjen e njerëzve në çdo vend e skutë.

/Koha Ditore

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *