Home / Sport / Liverpooli shet 14 lojtarë këtë verë

Liverpooli shet 14 lojtarë këtë verë

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers po flitet se ka një listë prej 14 lojtarëve që do të mund të shiten këtë verë.

Të Kuqtë, të cilët përfunduan në vendin e dytë në Premier League këtë sezon, pritet të shkarkojnë një pjesë të madhe të lojtarëve në mënyrë që të mbledhin shumën prej rreth 30 milionë sterlinash për transfere, shkruan “The Telegraph”.

Mbrojtësi Daniel Agger dhe mesfushori Lucas Leiva thuhet se do të jenë në mesin e atyre që do të ikin, ndërsa Pepe Reina do të kalojë me kontratë të përhershme në Napoli.

Raporti thotë gjithashtu se edhe transferet e vitit të kaluar, përfshi Iago Aspas dhe Luis Alberto, do të jenë në shitje këtë verë, ndërsa Victor Moses dhe Aly Cissokho do të kthehen në klubet e tyre amë pas përfundimit të marrëveshjes për huazim në Anfield.

Fabio Borini dhe Oussama Assaidi, të cilët patën paraqitje të mira këtë sezon nëpër klube tjera, mund të shiten për 10 milionë sterlina dhe kjo do t’i ndihmojë Rodgersit që ta mbushë arkën edhe më shumë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *