Home / Lajme / Maqedoni / LSDM do të formojë “Qeveri në hije”!

LSDM do të formojë “Qeveri në hije”!

15 Maj – Partia opozitare maqedonase LSDM ka njoftuar se në ët ardhmen do të formojë “Qeveri në hije” pasi të gjitha format e mundshme demokratike

Partia opozitare maqedonase LSDM ka njoftuar se në ët ardhmen do të formojë “Qeveri në hije” pasi të gjitha format e mundshme demokratike për të shfaqur pakënaqësinë dhe injorimin e këtij pushteti po ngulfaten pikërisht nga pushteti.

Rasti më i freskët është verifikimi i mandateve të deputetëve të tyre, të cilët as që kanë qenë në Kuvend gjatë ditës së konstituimit të Kuvendit, por edhe kanë nënshkruar deklaratë në noter se nuk i pranojnë mandatet e deputetit.

Nga kjo parti theksojnë se do të dorëzojnë padi kundër Kuvendit të Maqedonisë deri në gjykatën administrative për kaosin e shkaktuar qëllimisht nga pushteti, pasi verifikimi i mandateve është antikushtetues dhe diskriminues dhe është bërë në stilin e “punës së detyrueshme”.

Nga LSDM gjithashtu pohojnë se gjatë ndryshimeve të Ligjit të Zgjedhjeve e kanë paraparë këtë situatë dhe në bisedime kanë kërkuar që deputetët të mos kenë të drejtë më së paku një vit të japin dorëheqje nga pozita e deputetit, por këtë propozim e ka hedhur poshtë me arsyetimin se këta depuetë nuk do të mund të emëroheshin ministra, kryetarë komunash ose vetë Gruevski të bëhet kryeministër.

LSDM konstaton se institucionet nuk janë duke funksionuar, ndërsa njoftojnë se në të ardhmen do të veprojnë drejt formimit të një “Qeverie nën hije” duke punuar gjithçka jashtë këtij Kuvendi dhe kësaj Qeverie.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *