Home / Lajme / Maqedoni / LSDM mban sot Kongresin partiak, në sprovë Zaevi

LSDM mban sot Kongresin partiak, në sprovë Zaevi

Shkup, 11 Maj – Lidhja Social Demokrate Maqedonase (LSDM) sot mban kongresin e 18 partiak pas zgjedhjeve të 27 prillit dhe debaklit të pësuar në këto zgjedhje.

Kongresi do të mbahet në hotelin “Aleksandar Palace” ku pritet diskutime mbi zgjedhjet e fundit dhe shkaqet e humbjes si dhe llogari dhënia nga ana e kryesisë partiake dhe liderit të kësaj partie, Zoran Zaev. Kuvendi i përgjithshëm i kësaj partie pritet të votojë për ti dhënë ose jo besimin lidershipit të kësaj partie.

Para kongresit janë nxitur debate për largimin e kryesisë dhe liderit Zaev, dhe kjo ishte nxitur nga ish-kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *