Home / Lajme / Maqedoni / LSDM: qeveri teknike dhe zgjedhje te reja

LSDM: qeveri teknike dhe zgjedhje te reja

13 Maj – LSDM sërish ka bërë thirrje për formimin e një qeverie teknike në Maqedoni, që do të organizonte zgjedhje të lira dhe demokratike.

LSDM sërish ka bërë thirrje për formimin e një qeverie teknike në Maqedoni, që do të organizonte zgjedhje të lira dhe demokratike.

Ky reagim i kësaj partie ka ardhur pas shkrimeve të ndryshme nëpër mediat proqeveritare, lidhur me konstituimin e përbërjes së re parlamentare dhe mospranimin e mandateve të deputetëve nga ana e opozitës maqedonase.

“Nikola Gruevski pasi që vodhi zgjedhjet dhe dhunshëm verifikoi mandatet e deputetëve të opozitës, tani po tenton përmes shkrimeve të orkestruara të mediave që kanë nën kontroll të bëjnë presion për kompletimin e Parlamentit”, thuhet në reagimin me shkrim të LSDM.

Sipas kësaj partie, Nikola Gruevski kur mbushi kutitë me votues fantom dhe fiktiv, kërcënime dhe presione ndaj qytetrëve, duhej të mendonte për pasojat. LSDM gjithashtu nënvizon se të gjitha parregullësitë në procesin zgjedhor janë të përfshira qartë në raportin e OSBE/ODIHR. Kjo është edhe një arsye që deri në këtë moment asnjë vend i bashkësisë ndërkombëtare nuk ka uruar fitoren e Nikola Gruevskit dhe Gjorgje Ivanovit”, thuhet në reagimin me shkrim të partisë maqedonase opozitare.

Kjo parti thekson se zgjidhja për krizën është krijimi i kushteve për formimin e një qeverie teknike, e cila siç thuhet do të organizonte zgjedhje fer dhe të rregullta.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *