Home / Lajme / Maqedoni / Manifetsimi kulturor “Ura me tri harqe” (VIDEO)

Manifetsimi kulturor “Ura me tri harqe” (VIDEO)

Tetovë, 13 Maj – Fakulteti i Arteve i Universitetit Shtetëror të Tetovës në Bashkëpunim me Universitetin e Arteve në Tiranë dhe Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës organizoi të hënën pasdite manifestimin kulturor “Ura me tri harqe” ku u ekspozuan krijimtaritë artistike dhe të arriturat e fundit në lëminë e arteve para studentëve dhe stafit akademik të USHT-së.

Me këtë rast u bë një sërë prezantimesh artistike si ekspozita të përbashkëta, performanca dhe trajnime të ndryshme ku protagonist kryesor ishin vet studentët dhe pedagogët e Fakulteteve të Arteve të tri universiteteve, njofton Televizioni Koha.

Rektori i USHT-së Vullnet Ameti theksoi se me hapjen e ekspozitës ,,Ura me tri harqe”, që vjen para publikut në bashkorganizim të Universitetit të Arteve në Tiranë, Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës dhe Fakultetit të Arteve të Universitetit Shtetëror të Tetovës, ne po realizojmë një nga projektet më të njohura kulturore të universiteteve publike shqiptare.

“ Në këtë mënyrë përmbushim një dëshirë të përbashkët që të ofrojmë para publikut artdashës sa më shumë veprimtari artistike në qytetin e Tetovës.Këto ngjarje në vetvete përmbajnë gjithë simbolikën e ngritjes sonë të përbashkët, në fushën e arsimit, shkencës dhe arteve, si dhe në sferën e bashkëpunimit mes universitete tona, në trekëndëshin e trungut tonë kombëtar, Tiranë, Prishtinë, Tetovë. Puna e juaj profesionale, përveç se do të zgjojë ndjenja të këndshme te publiku artdashës, do të vendosë edhe një gur në themelet e bashkëpunimit mes universiteteve tona dhe fakulteteve përkatëse. Njohja e ndërsjellë e pedagogëve dhe studentëve nga tri universitet, shkëmbimi i përvojave dhe lidhja e urave të forta të bashkëpunimit mes jush, na siguron për një të ardhme më të mirë për arsimin sipëror, në rrugën e reformave dhe integrimeve në sferën e arsimit, në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar” tha mes tjerash rektori i USHT-së Vullnet Ameti.

Prorektori i Universitetit të Arteve të Tiranës Arben Llozi tha se pjesëmarrja në këtë aktivitet që është një urë që i shkrin pikturën dhe skulpturën është një kënaqësi dhe ndjenjë tepër e vecantë pasi organizojmë këtë ekspozit në një ambient mjaftë modern.

“Ne jemi njëjt tani, ne jemi një avangard, por jemi të gjithë shqiptar me ato mentalitetet aq sa karakteristikat tona, kemi një gjuhë një qëndrim dhe kjo duket qartë nga dëshira për bashkëpunim nga dëshira për të punue dhe nga jo vetëm qeveria e Shqipërisë por edhe Qeveria e Kosovës por edhe në Maqedoni po punohet fortë që ne të kemi një kalendar të përbashkët, të kemi një treg të përbashkët të artit dhe jo vetëm sigurisht, unë në fakt do të falenderoja shumë rektorin e uiversitetit tuaj Vullnet Ametin që ka zgjedh një ambient kaq të bukur për të bë një ekspozit, të themi në një ambient modern ku kemi punë modern, klasike dhe shumë gjëra tjera të bukura” deklaroi Arben Llozi prorektor i Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tiranës.

Dekani i Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës Adem Rusinovsi vuri në dukje se studentët me padurim presin muajin Maj pasi e dinë që Ura me tri harqe sjell prurje të reja në fushën e arteve pamore por edhe të zhanreve tjera.

“Studentët tanë kur vinë muaji i Janarit e dinë që ura me tri harqe është në Maj e dinë që mbahet në mënyrë rotative në tri qendrat tona të Artit dhe kjo është një nxitje shumë e madhe edhe për pedagogët por edhe për studentët. Shfrytëzoj rastin të falenderoj Rektorin e Universitetit Shtetëror të Tetovës Vullnet Ameti për mikëpritjen dhe uroj që Ura me tri harqe të mos ndalet asnjëher, dhe për çdo vit të ketë prurje të reja në fushën e arteve pamore por edhe të muzikës dhe të arteve dramatike” theksoi Adem Rusinovci Dekani i Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës.

Dekani i Fakultetit të Arteve të USHT-së Muhamer Sadiku vuri në dukje se ky projekt gjithëkombëtarë po shërben si mundësi për forcimin e miqësive, por edhe më shumë shërben, për këmbimin e përvojave në rrafshin profesional.

“Manifestimi “Ura me tri harqe” është bërë pjesë e pashmangshme e tërësisë programore për tre institucionet tona. Nëpërmjet prezantimit të punimeve nga fusha e muzikës, artit skenik dhe arteve pamore, nga viti në vit pasqyron arritjet artistike, por edhe mbarëvajtjen e punës së institucioneve tona arsimore. Sepse, duke u bërë tradicional, ky manifestim ndikon shumë në përforcimin e bashkëpunimit të fakulteteve tona, por edhe në mobilizimin në përgatitjen me aftësi dhe shkathtësitë e duhura të studentëve tanë në planin arsimor dhe krijues” – vlerësoi Muhamer Sadiku dekan i Fakultetit të Arteve të USHT-së.

Njëherit në kuadër të manifestimt kulturor Ura me tri harqe në sallën e Fakultetit të Arteve të USHT-së u mbajt edhe një koncert klasik ku performuan studentët e artit muzikor nga USHT-ja Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Arteve të Tiranës, njofton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *