Home / Lajme / Maqedoni / Maqedoni, edhe sot paralajmërohet faza e ‘verdhë’ për mot të keq

Maqedoni, edhe sot paralajmërohet faza e ‘verdhë’ për mot të keq

26 Maj – Stacioni Meteorologjik evropian dhe Instituti Hidrometeorologjik në Shkup edhe për sot ka paralajmëruar mot të keq me reshje të fuqishme të shiut në Shkup, por edhe në zona të tjera të vendit.

Reshje më të fuqishme pritet të ketë në rajonin e Ohrit dhe Prespës, Pellagoni dhe pjesë jugore të Vardarit. Edhe në rajonin e Pollogut apo Maqedonisë Lindore pritet reshje të shiut. Stacioni meteorogjik evropian jep fazën e ‘verdhë’ paralajmëruese, e cila është një nga fazat e para paralajmëruese për mot të keq dhe që paralajmëron reshje të furishme dhe shi të rrëmbyeshëm me breshër. Rekomandohet që qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë pasdites, ku pritet përkeqësimi i motit.

Ndërkohë, për sot janë regjistruar temperatura prej 24 deri në 31 gradë celsius në tërë vendin. Në Shkup temperatura do të jetë deri 27 gradë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *