Home / Lajme / Maqedoni / Maqedoni, përkujtohen dëshmorët e kombit (VIDEO)

Maqedoni, përkujtohen dëshmorët e kombit (VIDEO)

Tetovë, 05 Maj – Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, delegacioni nga Komuna e Tearcës i kryesuar nga Kryetari i komunes Isen ASANI, dhe bashkëluftëtar të brigadës 112, komandant Mësuesi (z.Rafiz Haliti), si dhe qytetar të vendbanimeve bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve. Me këtë rast u vendosën lule të freskëta për të madhështuar veprën e tyre heroike.

Me homazhe tek varrezat e dëshmorëve në kompleksin e dëshmorëve mbi Arabatin baba Teqe në Tetovë është shënuar 5 maji i dita e dëshmorëve të kombit edhe në Tetovë. Krerët më të lartë të Shoqatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të drejtuar nga Fazli Veliu dhe krerët e BDI-së kanë vendosur kurora me lule duke përkujtuar kështu dëshmorët e vitit 2001, njofton Televizioni Koha.

Në emër të familjeve të dëshmorëve foli ish komandanti i Brigadës 112 Mujdin Aliu, Hazbi Lika, i cili tha se Dita e dëshmorëve është dita kur kujtohen sakrificat e të rënëve për liri. “Sot jemi këtu për të nderuar sakrificën e tyre të cilët e dhanë jetën për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe më sigurt.
Kjo ditë është një nga ditët më të veçantat, sepse kjo ditë duhet të konsiderohet si një gjurmë për të vazhduar rrugën më tutje dhe shpresoj se të gjitha ata që vlerësuan punën, mundin dhe sidomos sakrificën e tyre të kenë vullnetin, vigjilencën dhe vëmendjen për të vazhduar kontributin të dhënë për këtë tokë dhe këta njerëz me qëllim që rrugët tona të ardhmërisë të jenë më të sigurta për gjeneratat e ardhshme”, tha Lika.

Ndërkaq ish përfaqësuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe njëherësh kryetarë i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, tha se “sot është një ditë që kujtohen të rënët për liri. Sot është një ditë që të gjithë ne ndjejmë për obligim të ndodhemi pranë varrezave të bashkëluftëtarëve tanë. Ndjejmë për obligim që të ndodhemi pranë familjeve të tyre, me çka kujtojmë veprimtarinë e tyre të bujshme, veprimtarinë atdhetare”, tha ndër të tjera Ahmeti. Gjatë ditës së hënë janë bërë homazhe edhe në fshatrat Brodec, Gajre, Shipkovicë, Kapazhdoll dhe shumë fshatra të tjerë të Tetovës ku ka të rënë dëshmorë.

Me rastin e 5 Majit ditës së dëshmorëve të mbarë kombit shqiptarë, në organizim të Shoqatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare janë përkujtuar dëshmorët në të gjitha vendbanimet shqiptare në Maqedoni.

Një delegacion i kryesuar nga kryetarët e komunave të Gostivarit, Nevzat Bejta dhe Vrapçishtit Bajram Kadrija dhe funksionarëve tjerë lokal dhe qendror nga Gostivari dhe Vrapçishti bën homazhe në varrezat e dëshmorëve të luftës së 2001, në Banjicë të varri i Hisa Fazliut, në Negotinë të varri i Naser Ademit dhe në Kalishtë te varri i dëshmorit, Refik Iljazi, njofton Televizioni Koha.

“5 Maji shënohet si dita e dëshmorëve të kombit shqiptarë dhe ne sot bëjmë homazhe te varrezat e dëshmorëve të kombit të cilët kanë rënë gjatë luftës së vitit 2001. Lavdi u qoftë dëshmorëve të kombit të cilët dhanë jetën për një jetë më të mirë të kombit shqiptarë. Me nderimin që ne ua bëjmë dëshmorëve, ne e nderojmë kombin tonë dhe anëtarët e familjeve të tyre. Sa të jetë jeta e shqiptarëve gjithmonë dëshmorët e kombit e të gjitha periudha do të nderohen nga pjesëtarët e kombit shqiptarë, sepse jetën që ata e kanë dhënë e kanë dhënë që në të ardhmen gjeneratat e reja të kombit shqiptarë të kenë një jetë më të mirë, të jetojnë të lirë, të barabartë dhe me drejtësi si gjithë pjesëtarët e kombeve tjera të cilët i kanë kaluar të gjitha fazat dhe sot kanë një ardhmëri më të mirë”, tha Nevzat Bejta, kryetar i komunës së Gostivarit.

“Sot me 5 Maj bëhen homazhe në të gjitha pjesët ku ka të rënë dëshmorë prej Struge e deri në Likovë. Kështu që 5 Maji çdo vit është në agjendën e të gjitha institucioneve të shënohen dhe kujtohen dëshmorët e rënë atarin”, u shpreh kryetari i komunës së Vrapçishtit, Bajram Kadrija.

Shënimi i 5 Majit ditës së dëshmorëve të kombit shqiptarë përfundon me Akademinë Përkujtimore që do mbahet në Shkup.

Me rastin e 5. Majit, Ditës së Dëshmorëve, delegacioni nga Komuna e Tearcës i kryesuar nga Kryetari i komunes Isen ASANI, dhe bashkëluftëtar të brigadës 112, komandant Mësuesi (z.Rafiz Haliti), si dhe qytetar të vendbanimeve bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve. Me këtë rast u vendosën lule të freskëta për të madhështuar veprën e tyre heroike. Udhëheqsia më e lartë e Komunes e përkujtoi veprën heroike të dëshmorëve si dhe vendosmërinë e tyre për të plotësuar amanetin e të rrënëve. Lavdi Dëshmorve të Kombit, njofton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *