Home / Sport / Maqedonia humbi, por shkëlqeu Sulejmani

Maqedonia humbi, por shkëlqeu Sulejmani

Raportet nga kjo ndeshje pohojnë se 17-vjecari i Rabotnickit ishte një nga lojtarët më të mirë në përballjen kundër Kamerunit.

Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll ka humbur 2-0 nga Kameruni në miqësoren e zhvilluar të hënën në mbrëmje në qytetin austriak Kufshtajnë, por ka fituar një futbollist dhe ai është talenti i madh i futbollit Taulant Sulejmani. Raportet nga kjo ndeshje pohojnë se 17-vjecari i Rabotnickit ishte një nga lojtarët më të mirë në përballjen kundër Kamerunit.

Ai hyri në lojë në minutën e 60-të dhe ja se si e përshkruan atë moment historik të debutimit të tij në ekipin e Maqedonisë.

“Ishte dicka emocionuese, një moment i bukur. Falënderoj Allahun që më mundësoi të luaj në këtë takim, ku shënova debutimin tim të parë dhe historik në fanellën e Maqedonisë kundër Kamerunit. Falënderoj edhe selektorin e Maqedonisë, Boshko Gjurovski për rastin e dhënë”, tha për “Lajm” supertalenti Sulejmani, i cili para do kohësh firmosi me Young Boys nga Zvicra.
Sulejmani, i cili luan me Rabotnickin, me paraqitjen e tij ka arsyetur besimin e trajnerit, ndërsa ai pritet të aktivizohet edhe në sfidën e ardhshme kundër Katarit më 30 maj në Rieti të Italisë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *