Home / Lajme / Maqedoni / Maskat grabisin “Uestern Union”-in në Çair të Shkupit

Maskat grabisin “Uestern Union”-in në Çair të Shkupit

15 Maj – Dy persona të armatosur dhe maskuar kanë grabitur dje filialin e këmbimores dhe transferteve të parave “Uestern Union” në rrugën Xhon Kenedi në Çair të Shkupit

Dy persona të armatosur dhe maskuar kanë grabitur dje filialin e këmbimores dhe transferteve të parave “Uestern Union” në rrugën Xhon Kenedi në Çair të Shkupit.

Sipas policisë, dy grabitësit e maskuar kanë ndërhyrë në këmbimore dhe nën kërcënimin e armës kanë kërkuar që punonjësi t`i jap çelësin e arkës. Nga kërcënimet për vrasje, punonjësi i ka dorëzuar çelësin dhe se grabitësit kanë arritur që të marrin 10.600 euro, 1.550 dollarë amerikanë dhe 33.500 denarë. Ata kanë ikur më pas në drejtim të panjohur dhe se policia ka nisur kërkimin e tyre.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *