Home / Lajme / Maqedoni / Maturantët e Resnjës shprehin unitetin dhe bashkëjetesën ndëretnike

Maturantët e Resnjës shprehin unitetin dhe bashkëjetesën ndëretnike

21 Maj – Ata me flamuj shtetëror, flamurin kombëtar shqiptar dhe flamurin turk kanë defiluar rrugëve të qytetit, duke shprehur simbolikën e unitetit dhe duke dhënë mesazhe për harmoni dhe bashkëjetesë ndëretnike.

Maturantët e shkollave të mesme të Resnjës sot kanë shprehur mesazhe të bashkëjetesës shumë etnike.

Ata me flamuj shtetëror, flamurin kombëtar shqiptar dhe flamurin turk kanë defiluar rrugëve të qytetit, duke shprehur simbolikën e unitetit dhe duke dhënë mesazhe për harmoni dhe bashkëjetesë ndëretnike.
“Pikërisht në këtë datë kur mbyllën procesin mësimor, ne jemi bashkuar si maturantë pa dallime etnike dhe fetare dhe jemi duke festuar bashkërisht. Kjo është një traditë, që tashmë po vazhdojmë ta kultivojmë çdo vit”, kanë theksuar maturantë të gjitha komuniteteve.

Ata nga orët e mëngjesit janë dëfryer bashkërisht me muzikë dhe këngë para oborrit të shkollës, duke marshuar më pas me flamuj nëpër tërë qytetin, duke vazhduar festën në qendër të qytetit, së bashku me kryetarin e komunës.

Maturantët theksuan se kësaj radhe pas situatës së tensioneve në Shkup, janë organizuar për të dëshmuar unitetin ndëretnik dhe traditën e bashkëjetesës në mënyrë publike dhe simbolike me flamujt e të gjitha komuniteteve.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *