Home / Lajme / Maqedoni / Mbyllen 101 objekte afariste për mosdhënie të llogarive fiskale

Mbyllen 101 objekte afariste për mosdhënie të llogarive fiskale

14 maj-Ashtu siç informojnë nga DAP, numër më i madh i objekteve të mbyllura janë në Shkup (35), në Manastir (20), Strumicë (6) dhe Gostivar (5), derisa tjerat janë të vendosura në 21 komuna të tjera.

Drejtoria për të ardhura publike javën e kaluar përcaktoi parregullsi në punën financiare te 101 objekteve afariste. Objektet janë mbyllur, ndërsa obliguesve tatimor u është caktuar edhe gjobë në para.

Ashtu siç informojnë nga DAP, numër më i madh i objekteve të mbyllura janë në Shkup (35), në Manastir (20), Strumicë (6) dhe Gostivar (5), derisa tjerat janë të vendosura në 21 komuna të tjera.

DAP javën e kaluar zbatoi kontrolle të përforcuara në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë me ç’rast ishin përfshirë 665 objekte afariste.

Nga DAP konsiderojnë se edhe krahas asaj që kontrollet në pjesën e fiskalizimit janë njëra nga temat më eksploatuese në opinion dhe DAP gjithmonë apelon deri te obligusit tatimor rregullisht t’u japin llogari fiskale konsumatorëve, por ende ekzistojnë objekte afariste të cilat nuk e regjistrojnë fitimin dhe e dëmtojnë Buxhetin e Republikës së Maqedonisë. (INA)

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *