Home / Lajme / Rajon / Me 90 vota për shpërndahet Kuvendi i Kosovës

Me 90 vota për shpërndahet Kuvendi i Kosovës

Ai këto komente i bëri pas deklaratave të disa deputetëve, të cilët thanë se pse duhet të shpërndahet Kuvendi për mos punën e Qeverisë së Kosovës.Kryeministri Hashim Thaçi u shpreh se shpërndarja e Kuvendit e domosdoshme. Ai arsyetoi shpërbërjen e Kuvendit, duke thënë se Kuvendi më nuk është funksional.

Pas një debati afro dy orësh, me 90 vota për, 4 kundër dhe 3 abstenime u shpërnda legjislatura e katërt e Kuvendit të Kosovës.

Më poshtë mund të gjeni pjesë nga debati i seancës së jashtëzakonshme për shpërndarjen e Kuvendit.

Gjatë kësaj seance, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës po shpërbëhet për shkak se pozita nuk i ka numrat në Kuvend dhe për shkak se opozita nuk i ka numrat për ta rrëzuar Qeverinë e Kosovës.

Ai këto komente i bëri pas deklaratave të disa deputetëve, të cilët thanë se pse duhet të shpërndahet Kuvendi për mos punën e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaçi u shpreh se shpërndarja e Kuvendit e domosdoshme. Ai arsyetoi shpërbërjen e Kuvendit, duke thënë se Kuvendi më nuk është funksional.

“Një vendim i tillë është i domosdoshëm dhe po bëhet më pajtim me partitë në mënyrë që të organizohet me zgjedhje të parakohshme. Arsyetim tjetër është pas vendimit të Qeverisë për formimin e FAK-ut, Kuvendi nuk ka diskutuar për këtë çështje, ndërkohë Qeveria ka vendosur për formimin e disa komunave të reja të cilat Kuvendi nuk i ka dhënë përgjigje.”, ka thënë ai.

Kryetari i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci tha se PDK e mbështet shpërndarjen Kuvendit për t’i hapur rrugë zgjedhjeve në Kosovë

Ismet Beqiri, nga LDK-ja tha se kërkesë disamujore e LDK-së ka qenë që të shkohet në zgjedhje dhe sipas tij është e rëndësishme që ky Kuvend të mundësojë që të shkohet në zgjedhje dhe siç tha ai “kësaj Qeveria me ja tregu derën me shku në shtëpi”.

Myzejene Selmani nga AKR tha se nënshkrimet e mocionit janë të LDK-së dhe PDK-së dhe nuk është marrëveshje mes partive politike.

“Mendoni të hyni në zgjedhje? Me vjedhje industriale të votave? Kosova nuk i meriton zgjedhjet si të herës së kaluar”, u shpreh Selmani.

Mirëpo, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj tha se është mirë që ky Kuvend po shpërndahet, duke pohuar se asnjë deputet, kush më shumë, e kush më pak nuk do të dal nga Kuvendi me kokën lart.

Ai tha se secili deputet i kësaj legjislature ka humbur një pjesë të dinjitetit të tij. Limaj tha se shumë deputetë, ndryshe kanë folur, ndërsa ndryshe kanë votuar.

Gjatë kësaj seance, kryetari i Grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini kërkoi 10 minuta pushim të seancës së jashtëzakonshme për të nënshkruar nga deputetët mocionin për shkarkimin e Qeverisë, e jo për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Gjini tha se një mocion të tillë për shkarkimin e qeverisë e kanë paraqitur edhe para disa javëve, por nuk është nënshkruar madje as nga partitë opozitare. Sipas tij, vetëm qeverisja e Thaçit nuk po arrin ta kryejë mandatin qeveritar deri në fund.

Lëvizja Vetëvendosje i është përgjigjur kërkesës së AAK-së për shkarkimin e Qeverisë, e jo për shpërndarjen e Kuvendit.

Visar Ymeri në emër të Vetëvendosjes tha se përkrah qëndrimin e AAK-së, të shkohet në pushim të seancës për 10 minuta, të bëhen bashkë tri partitë dhe ta shkarkojnë qeverinë.

“Hajde të bëhemi bashkë tri partitë dhe te shkarkojmë qeverinë”, u shpreh Ymeri.

Por kërkesa e Gjinit, me përkrahje të VV-së, nuk është vënë në votim, pasi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi tha se kjo është një seancë e jashtëzakonshme dhe është vetëm një pikë në rend dite.

Ai bëri të ditur se neni 100 i Kushtetutës thotë se mocioni për shkarkimin e Qeverisë vihet në rend dite jo më vonë se pesë ditë dhe as më herët se dy ditë nga dita e parashtrimit të tij.

Ndryshe, edhe deputetë tjerë të Kuvendit të Kosovës në seancën e fundit të legjislaturës së katërt kanë debatuar, duke kritikuar punën e Qeverisë.

Donika Kada Bujupi tha se është mirë që po shkon kjo qeveri e hajnave, për të cilën replikoi zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

Ky i fundit tha se Qeveria aktuale po shkon me krenari dhe nuk kanë pse ta ulin kokën. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *