Home / Lajme / Maqedoni / Memeti: Parregullsitë zgjedhore burojnë nga Regjistri Zgjedhore

Memeti: Parregullsitë zgjedhore burojnë nga Regjistri Zgjedhore

04 Maj – Avokati i popullit Ixhet Memeti në një intervistë për Radio Evropa e Lirë thotë se gjatë këtyre zgjedhjeve ka pasur më shumë paraqitje të qytetarëve për ankesa se kanë zgjedhjet e kaluara.

“Në linjën tonë telefonike vetën në zyrën në Shkup janë regjistruar 150 paraqitje, ndërsa në ato rajonale ka pasur 50 paraqitje nga qytetarët. Në të shumtën e rasteve problemet kanë qenë pasojë e parregullsive në listën zgjedhore”, deklaroi Ixhet Memeti.

Sipas tij, ka pasur edhe qytetarë të cilët janë ankuar se në ditën e zgjedhjeve ka pasur persona të cilët u janë paraqitur në telefon dhe I kanë pyetur se për cilën parti do të votojnë. Avokati i popullit, thotë se nuk kanë mundur të zhvillojnë procedurë për këto ankesa sepse qytetarët e paraqitur kanë dashur që të jenë anonim.

“Avokati I popullit nuk mund të procedojë për paraqitjet anonime, sepse duhet të vërtetojë gjendjen faktike dhe duhet të marrë disa veprime për të ardhur tek e vërteta”, theksoi Ixhet Memeti, Avokat i Popullit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *