Home / Lajme / Maqedoni / Ministria e Arsimit sërish do t’i publikojë pyetjet e testimit ekstern

Ministria e Arsimit sërish do t’i publikojë pyetjet e testimit ekstern

02 Maj – Ministria e Arsimit dhe Shkencës javën e ardhshme do t’i publikojë pyetjet që do të jenë pjesë e testimit ekstern

Ministria e Arsimit dhe Shkencës javën e ardhshme do t’i publikojë pyetjet që do të jenë pjesë e testimit ekstern.

Në faqen e posaçme në internet do të publikohen gjithsej 415 mijë pyetje në gjuhën maqedonase, shqipe, turke dhe serbe nga 5700 lëndë mësimore.

Nxënësit do të kenë mundësi të dinë që më parë se cilat mund të jenë pyetjet e mundshme që do t’i kenë në test.

Gjithashtu, nxënësit dhe mësimdhënësit do të mund t’i zgjidhin dhe ti sqarojnë pyetjet para se të vijë koha e testimit ekstern.

Testimi ekstern gjatë këtij viti do të bëhet nga 2-10 qershor ku do të përfshihen 183.511 nxënës nga 678 shkolla të mesme dhe fillore, ku bëjnë pjesë edhe shkollat periferike.

Gjatë testimit do të përfshihen 16240 mësimdhënës, kurse në fillim të vitit testim ekstern kanë bërë edhe maturantët. Në këtë testim ishin përfshirë 21854 nxënës, 2814 profesorë dhe 1524 lëndë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *