Home / Lajme / Maqedoni / Moti i ligë edhe në Shkup

Moti i ligë edhe në Shkup

26 maj-Reshjet e rrëmbyeshme të shiut kanë zgjatur vetëm për gjysmë ore, ndërsa ato kanë arritur që të përmbysin shumë pjesë të kryeqytetit. Uji kishte mbuluar bulevardet nën urat në shtëpinë e mallrave “Most”, pranë hotelit “Kontinental” dhe pjesë tjera të Shkupit, si në Lisiçe, ku nga rrëshqitja e dheut, uji ka bartur disa makina, duke u hedhur në një humnerë

Moti i keq dhe tërmeti kanë tronditur dhe përmbysur Shkupin, duke shkaktuar përmbytje masive, por edhe shqetësim të banorëve. (Foto+Video)

Rrugë dhe bulevarde të bllokuara nga uji, makina që notonin mbi ujë, kanale të shpërthyera me aromë mbetjesh si dhe gype të shpërthyera edhe të gazit kanë përmbysur gati totalisht kryeqytetin. Por në këtë situatë të ‘kataklizmës’ nuk ka pasur viktima dhe të plagosur, përveç dëmeve materiale.

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut kanë zgjatur vetëm për gjysmë ore, ndërsa ato kanë arritur që të përmbysin shumë pjesë të kryeqytetit. Uji kishte mbuluar bulevardet nën urat në shtëpinë e mallrave “Most”, pranë hotelit “Kontinental” dhe pjesë tjera të Shkupit, si në Lisiçe, ku nga rrëshqitja e dheut, uji ka bartur disa makina, duke u hedhur në një humnerë.

Disa qytetarë duke mos ditur këto zona nevralgjike të përmbytura, janë gjetur mbi ujë me makinat e tyre, dhe se ata fal notit kanë shpëtuar. Ekipet policore pas reagimit të tyre kanë ndaluar përmbytjet masive të makinave që po lëviznin nëpër këto akse rrugore.

Drejtoria Hidrometeorologjike lajmëroi se kanë rënë 37 litra shi në 1 metër katror.

Por pas reshjeve kryeqyteti u godit edhe nga tërmeti. Observatori Seizmologjik pranë Fakultetit Matematiko Natyror në Shkup informoi se rreth orës 23.05, një tërmet u regjistrua me epiqendër në Shkup.

Tërmeti është regjistruar me intensitet të lartë prej 5 -6 gradë sipas Shkallës evropiane makroseizmike. Tërmeti ka shqetësuar banorët e kryeqytetit, një pjesë e të cilëve natën e kanë kaluar në ambiente të hapura.

Qeveria dhe Qyteti i Shkupit mbrëmë pas një takimi emergjent kanë theksuar se kanë ndërmarrë të gjitha masat për sanimin e dëmeve dhe kthimin e normalitetit.
nti hidrometeorologjik për sot ka paralajmëruar mot me diell me temperatura prej 24 deri 31 gradë Celsius. Por edhe gjatë orëve të pasdites pritet reshje të shiut. Qytetarët e Shkupit dhe zonave të tjera janë në ankth se apo vjen ‘kataklizma’ që përfshiu Serbinë, Bosnjën dhe Kroacinë

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *