Home / Lajme / Maqedoni / Mozaik me 50.000 kapakë plastike në qendër të Tetovës

Mozaik me 50.000 kapakë plastike në qendër të Tetovës

Tetovë, 28 Maj – Fotografia është bërë me përmasa gjigante prej 50 metër katror është plotësuar nga 50 mijë kapak me ngjyra të ndryshme.

Një mozaik me kapakë të plastikës është vizatuar në sheshin Iliria të Tetovë e cila simbolizon një fëmije që lëviz me karrocë për personat me nevoja të kufizuara. Fotografia është bërë me përmasa gjigante prej 50 metër katror është plotësuar nga 50 mijë kapak me ngjyra të ndryshme. Nadi Sabiti nga shoqata youth for youth tha se përmes këtij aktiviteti do të ndihmone personat me nevoja të veçanta.

Në ndërkohë këtë aktivitet e ka vizituar edhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi e cila tha se komuna e Tetovës e përkrah këtë aktivitet për shkak se politikat e saj që të përkrah iniciativat që kanë të bëjnë me ndihmën për personat me nevoja të veçanta. Ky projekt është përkrahur edhe nga ana e USHT-së.

Përndryshe Macedonia Cap Project është nismë humanitare por edhe ekologjike pasi kapakët e plastikës të grumbulluar nga qytetarët i dërgon në riciklim në Turqi dhe në këmbim merr karroca për personat me probleme në lëvizje.

Projekti ka filluar që të implementohet në Tetovë nga viti 2012 dhe tani është prezent në shumë qytete të Maqedonisë.Ky projekt u organizua nga shoqata Youth for Youth në bashkëpunim me universitetin shtetëror të Tetovës, komunën e Tetovës dhe shoqata tjera joqeveritare. Kapakët e grumbulluar do të shiten në fabrikë për riciklim dhe më pas me mjetet do të belehn karroca për fëmijët me nevoja të veçanta.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *