Home / Lajme / Maqedoni / Ndalen kompensimet edhe për këshilltarët

Ndalen kompensimet edhe për këshilltarët

Tetovë, 29 Maj – Këshilli i komunës së Tetovës ka vazhduar sot me shqyrtimin e pikave të mbetura të rendit të ditës, në kuadër të mbledhjes së njëmbëdhjetë.

Këshilli me shumicë votash miratoi Vendimin për shumën e kompensimit të shpenzimeve ditore të anëtarëve të Këshillit dhe Vendimin për pagesën e kompensimit të anëtarëve të jashtëm të angazhuar në trupat punues të Këshillit komunal.

Në këtë mbledhje, këshilltarët me shumicë votash shqyrtuan dhe miratuan Vendimet e llogarive përfundimtare të shkollave fillore komunale, të shkollave të mesme dhe Kopshtit të fëmijëve në Tetovë gjatë vitit 2013. Në kuadër të kësaj mbledhje, këshilltarët shqyrtuan dhe miratuan Vendimet për dhënie të pëlqimit për realizimin e ekskursioneve shkollore të sh.f. “Përparimi” të Reçicës së Madhe dhe “Liria” të Tetovës. Një Vendim tjetër që u miratua në këtë mbledhje është edhe ai që ka të bëjë me pastrimin e lumit Shkumbin, duke caktuar NPK si realizuese të punëve.

Këshilltarët në këtë seancë shqyrtuan dhe miratuan Raportet financiare dhe atë të punës së NPK Tetova gjatë vitit 2013. Programi i donacionit slloven “Qendra e bashkëpunimit dhe zhvillimit ndërkombëtar” në bashkëpunim me komunën e Tetovës do të implementojnë projektin e ndriçimit rrugor kualitativ në qytetin e Tetovës, duke e ngritur në nivel më të lartë efikasitetin energjetik në qytet. Për realizimin e këtij projekti do të investohen 350 mijë euro, nga të cilat 110 mijë janë donacion slloven, kurse pjesën tjetër e mbulon komuna nga buxheti i saj.

Këshilltarët miratuan edhe Vendimin për qëndrueshmëri të programeve për HIV dhe tuberkuloz që do implementohen në komunën e Tetovës gjatë periudhës 2014-2016, si dhe Vendimin mbi autorizimin e kryetares së komunës për formimin e grupit punues për përpunimin e studimit të fizibilitetit.

Gjithashtu lexo

BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *