Home / Lajme / Maqedoni / Në Gostivar fillon shpërndarja e Aktvendimeve tatimore për vitin 2014

Në Gostivar fillon shpërndarja e Aktvendimeve tatimore për vitin 2014

08 Maj – “Do të shpërndahen 14.270 Aktvendime për tatim në pronë, 80 për persona juridik dhe 4093 Aktvendime për Taksa komunale.

Udhëheqësja e Sektorit të Financave në komunën e Gostivarit, Shirete Elezi mbajti konferencë për shtyp të njoftuar qytetarët se ka përfunduar përgatitja e Aktvendimeve tatimore për vitin 2014, pas çka nga java e ardhshme – nga dita e hënë do të filloje edhe shpërndarja e të njëjtave nga administrata komunale – përfaqësuesit e autorizuar të komunës ose përmes postes.

“Do të shpërndahen 14.270 Aktvendime për tatim në pronë, 80 për persona juridik dhe 4093 Aktvendime për Taksa komunale. Të gjitha qytetarët që kanë pronësi të patundshme dhe që nuk e kanë paraqitur pronën ose prona e paraqitur ka pësuar ndryshime, konform Ligjit për tatime janë të obliguar të paraqesin të gjitha këto në departamentin për tatime dhe në Qendrën komunale për shërbime. I ftojmë qytetarët e komunës së Gostivarit të cilët nuk i kanë kryer pagesat e detyrimeve te vjetra tatimore, ti bëjnë të njëjtat. Komuna e Gostivarit obliguesve tatimor ju mundëson edhe lehtësime duke mos arkëtuar kamatë ndëshkuese për mos pagesën e tatimit por dhe pagesën ne këste te detyrimit tatimor, në rast se pagesën e kryejnë në kohë”, theksoi Shirete Elezi.

Sipas saj, komuna e Gostivarit gjithashtu është një nga komunat e rralla në vend e cila e ka instaluar softuerin e ri E-TATIME, model që do u mundëson gjithëve qytetareve pa marre parasysh se ku gjinden përmes aplikacionit të instaluar në ueb faqen e komunës mund të marrin informata për obligimet tatimore

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *