Home / Sport / Ne jemi të shpejtë, mund të shënojmë gol me pesë prekje

Ne jemi të shpejtë, mund të shënojmë gol me pesë prekje

Ronaldo theksoi se do të jetë tejet e mirëseardhur për të festojë në vendlindjen e tij, marrë parasysh se finalja zhvillohet në Lisbonë.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka theksuar se ndeshja finale e Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit do të jetë tejet e veçantë.

Siç njofton Marca, Ronaldo theksoi se do të jetë tejet e mirëseardhur për të festojë në vendlindjen e tij, marrë parasysh se finalja zhvillohet në Lisbonë.

“Do të jetë një ndeshje e veçantë, pas ido të luajë në vendin tim. Gjithashtu, kjo është finalja e parë me Real Madridin dhe ndaj një skuadre të mrekullueshme si Atletico Madridi që ka shkëlqyer këtë vit”, u shpreh Ronaldo.

Ky i fundit theksoi se ‘mbretërit’ duhet ta shfrytëzojnë epërsinë e tyre kryesore ndaj Atleticos, e që është shpejtësia e lojtarëve.

“Ne jemi një skuadër shumë e shpejtë. Me pesë prekje mund të shënojmë gola. Real Madridi është një skuadër sulmuese që pëlqen të shënojë gola, ne na pëlqen të shkëlqejmë dhe t’i bëjmë tifozët e lumtur”, përfundoi portugezi.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *