Home / Lajme / Botë / Në SHBA u shmang tragjedia më e madhe në historinë e aviacionit civil

Në SHBA u shmang tragjedia më e madhe në historinë e aviacionit civil

17 Maj – Dy aeroplanë të udhëtarëve për pak sa nuk janë përplasur në veri të Hawaiit. Aeroplanët ishin të njëjtën lartësi, të cilën e kishin përcaktuar kontrollorët e trafikut ajror

Dy aeroplanë të udhëtarëve për pak sa nuk janë përplasur në veri të Hawaiit. Aeroplanët ishin të njëjtën lartësi, të cilën e kishin përcaktuar kontrollorët e trafikut ajror, ka raportuar të premten për CNN, Komiteti i Sigurisë së Trafikut Kombëtar.

Ende po hetohet se për çfarë u rrezikua të ndodhte aksidenti më 25 prill dhe mbi të gjitha pse që të dy fluturaket u caktuan në të njëjtin lartësi. Incidenti doli në publik kur një prej pasagjerëve ka shkruar në blog se “para dy javëve për pak sa nuk kam vdekur në tragjedinë më të madhe të aeroplanëve ndonjëherë”, transmeton Telegrafi.

Fluturimi 1205 i United, që po fluturonte në lindje drejt Los Angelesit nga ishulli i Hawaiit, është dashur të ulet shpejtë për të shmangur aeroplanin e US Airways që fluturonte nga perëndimi. Pilotët e United kanë marrë paralajmërimin e sistemit për shmangien e aksidentit, që kontrollon hapësirën rreth aeroplanit, se gjenden në rrezik.

Të dy aeroplanët ishin të tipit Boeing 757. Faqja e internetit ku mund të shihen fluturimet, tregonte se aeroplani i Uinited u ul për 183 metra për 60 sekonda. Udhëtari që ka shkruar në blog, Kevin Townsend, e përshkroi këtë si gjendje të papeshë. Townsend ka shkruar se njerëzit përreth tij ulërinin.

Sipas vlerësimeve, në të dy aeroplanët ishin 590 pasagjerë. Zyrtarët nuk pranuan të tregojnë se sa udhëtarë ishin, por nëse vlerësimet e tij do të ishin të sakta, me goditjen e mundshme kjo do të ishte tragjedia më e madhe në historinë e aviacionit civil.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *