Home / Lajme / Maqedoni / Në USHT hapet INFO – KLUB (VIDEO)

Në USHT hapet INFO – KLUB (VIDEO)

Tetovë, 13 Maj – Është hapur Info – Klubi në kuadër të fakultetit të Ekonomisë në USHT. Në ceremoninë e hapjes solemne kanë marrë pjesë Ministri i punës dhe politikës sociale Dime Spasov, rektori i USHT-së Vullnet Ameti dhe përfaqësuesja e UNDP-së Luiza Vinton.

“ Ky është Info – Klubi i dytë për punësim të të rinjëve që e hapëm bashkërisht me UNDP tek ne. Në këtë vend studentët do të mund të marrin informata në kohë dhe të sakta për mundësitë e punësimit, vendet e lira në shaplljet në sektorin privat dhe institucionet e shtetit dhe vendet për punë praktike për përfitim të përvojave të reja” tha Spasov.

Përfaqësuesja e UNDP-së Luiza Vinton nënvizoi se bëhet fjalë për një projekt të tyre që filloi edhe në shumë shtete tjera të botës dhe implementohet edhe në Maqedoni, njofton Televizioni Koha.

Në ndërkohë rektori i USHT-së Vullnet Ameti, tha se universitetet në këtë kohë moderne krahas qëllimeve mësimore poashtu kanë mundësi të ndikojnë edhe në zhvillimin ekonomik.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *