Home / Lajme / Botë / New York, shqiptari vret gruan, tenton të vetëvritet

New York, shqiptari vret gruan, tenton të vetëvritet

21 Maj – I arrestuari Hasan Rugova, 52 vjeç, akuzohet se dje në orët e hershme të mëngjesit kishte prere me thikë në qafë gruan Gyltene Rugova 46 vjeçe,

Një shqiptar i Kosovës është arrestuar në Brooklyn të New York-ut me akuzë se ka vrarë gruan e tij, poashtu nga Kosova, nënë e katër fmijëve, duke e prere brutalisht me thikë pas një fjalosjeje midis tyre. Për këtë vrasje makabre njoftuan të gjitha kanalet televizive lokale të New York-ut, ABC, NBC, CBS, Fox News si dhe gazetat New York Post, New York Newsday, Daily News.

I arrestuari Hasan Rugova, 52 vjeç, akuzohet se dje në orët e hershme të mëngjesit kishte prere me thikë në qafë gruan Gyltene Rugova 46 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve kishte ndërruar jetë.

“Njëra ndër ditët më të lumtura të jetës së saj ishte edhe dita e fundit e jetës,” shkruan New York Daily News duke nënvizuar se po atë ditë, pra të hënën, Gyltenja bashkë me djalin e saj Idrizin kishin hapur një Restaurant Pizzeria që e kishin emëruar “Sammy’s Pizzeria.”

I akuzuari për vrasje Hasan Rugova kishte bërë përpjekje të therrë veten më thikë duke marrë plagë në bark, por sipas deklaratave në këtë akt vetëvrasjeje e kishte penguar djali i tij 14 vjeçar, Ibrahimi, i cili poashtu kishte pësuar prerje në dorë. Bashkëshortët kanë edhe tre fëmijë të tjerë, edhe dy vajza dhe një djalë, Idrizin 19 vjeç dhe vajzat Miranda 17 dhe Melisa 11 vjeçe.

Dëshmitarë që i kanë njohur thonë se bashkëshortët Hasani dhe Gyltene kanë qenë kujtestarë mirëmbajtës të ndërtesës ku jetonin dhe të gjithë i njihnin si punëtorë dhe njerëz të dashur. Të tjerë kanë deklaruar për të akuzuarin se ishte alkoolist dhe e kishin parë shpesh të dehur, shkruan gazeta The New York Post.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *