Home / Lajme / Maqedoni / Një 21-vjeçare nga Dibra dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga babai i saj.

Një 21-vjeçare nga Dibra dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga babai i saj.

28 Maj – Fillimisht familjarët e 21-vjeçares Fatmira Dushku, pretendojnë se e reja ishte rrëzuar nga ballkoni, por nga hetimet paraprake të policisë së mbërritur në vendngjarje rezulton se vajza është qëlluar me armë zjarri.

Një tjetër krim në familje është regjistruar ditën e sotme në Dibër, pas vrasjes së dyfishtë disa ditë më parë në Kurbin, ku nëna vrau vajzën 15-vjeçare e më pas veten. Një 21-vjeçare nga Dibra dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga babai i saj. Fillimisht familjarët e 21-vjeçares Fatmira Dushku, pretendojnë se e reja ishte rrëzuar nga ballkoni, por nga hetimet paraprake të policisë së mbërritur në vendngjarje rezulton se vajza është qëlluar me armë zjarri.

Sipas policisë në trupin e 21-vjeçares janë gjetur plagë të shkaktuar nga armë zjarri.

Ndërkaq, forcat e policisë kanë shoqëruar në komisariat babanë e 21-vjeçares, Doksan Dushku, si dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *