Home / Lajme / Maqedoni / Një 28 vjecar nga Maqedonia humb jetën në Kosovë

Një 28 vjecar nga Maqedonia humb jetën në Kosovë

26 Maj – Ngjarja ka ndodhur në rrugën Shtërpc-Fusha e Pajtimit , ku sipas raporteve të para, ngasësi B.Z. (M/Shtetas i Maqedonisë 28 vjeç)

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Shtërpc-Fusha e Pajtimit , ku sipas raporteve të para, ngasësi B.Z. (M/Shtetas i Maqedonisë 28 vjeç) , duke mos e përshtatur vozitjen kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi timonin e automjetit BMW 318, del nga rruga dhe bie në humner me ç’rast lëndime të rënda marrin edhe dy pasagjerët në veturë.

Nga ana e mjekut kujdestar në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e ngasësit, kurse dy të lënduarit kanë marrë ndihmëm mjekësore në Emergjencën e Ferizajt

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e mjekësisë ligjore.

Me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *