Home / Lajme / Maqedoni / Nuk ka asnjë padi penale për demolimin e lokaleve në Gjorçe

Nuk ka asnjë padi penale për demolimin e lokaleve në Gjorçe

28 Maj -Nuk ka akoma asnjë padi për personat që shkaktuan dëme materiale ndaj objekteve të shqiptarëve në lagjen Gjorçe Petrov. Huliganët dhe vandalët e pronave të shqiptarëve deri tani shëtisin lirshëm

Nuk ka akoma asnjë padi për personat që shkaktuan dëme materiale ndaj objekteve të shqiptarëve në lagjen Gjorçe Petrov. Huliganët dhe vandalët e pronave të shqiptarëve deri tani shëtisin lirshëm, për shkak se policia ende nuk ka identifikuar ata.. Pas qëndrimit të pronarëve se nuk do të fillojnë me riparimin e lokaleve, pa u bërë vlerësimi i dëmeve nga organet kompetente, Zv/Ministri i Brendshëm Zemri Qamili tha se gjatë ditës SPB-ja e Shkupit ka ftuar në bisedë informative 27 persona.

‘SPB e Shkupit vazhdon të punojë për zbardhjen e rastit, sot janë thirrur në bisedë informative edhe 27 persona tjerë dhe po punohet për zbardhjen e rastit në Gjorçe Petrov’, tha Zemri Qamili, Zv/ Ministër i MPB-së.

Edhe zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Ivo Kotevski konfirmoi se po punohet në zbardhjen e plotë të rastit të demolimit të objekteve afariste, por nuk saktësoi se sa persona do të paditen për aktet vandale. Deri tani janë ngritur pesë padi penale dhe është caktuar masë e paraburgimit për personat që kanë prishur rendin dhe qetësinë dhe kanë penguar pjesëtarët e policisë të kryejnë detyrat.

‘Kundër pesë personave është ngritur kallëzim penal dhe iu është përcaktuar masa e paraburgimit nga ana e Gjykatës Themelore. Ndaj 34-ve është ngritur kundërvajte penale’, u shpreh Zemri Qamili, Zv/ Ministër i MPB-së.

Me arsyetimin e protestës ndaj vrasjes së maturantit Angel Petkovski, huliganët demoluan pothuajse të gjitha objektet afariste ne pronë të shqiptarëve të cilat ndodhen në Lagjen Gjorçe Petrov. Nga Ministria e Brendshme njoftojnë gjithashtu se së shpejti do të dalin me informata plotësuese për dëmin dhe paditë e ngritura lidhur me ngjarjet në Gjorçe Petrov.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *