Home / Lajme / Maqedoni / Nxënësit do ta dinë datën e testimit ekstern

Nxënësit do ta dinë datën e testimit ekstern

28 maj-Rezultatet e testimit do të publikohen me etapa, me atë që përparësi edhe gjatë testimit edhe në marrjen e rezultateve do të kenë nxënësit e klasës së tetë për shkak të regjistrimeve në shkollat e mesme të cilat do të mbahen më 23 qershor, gjegjësisht më 18 qershor në Akademinë sportive.

Që sot në shkollat fillore dhe të mesme ku duhet të zbatohet testimi ekstern do të publikohen emrat e nxënësve dhe dita kur do të japin provimin.

Tre ditë para testimit, nxënësit do të njoftohen se për cilat dy lëndë do të testohen.

“Shkollat kanë për obligim këto orare sot para fillimit të mësimit t’i vendosin në një vend të dukshëm, me qëllim që nxënësit të njoftohen se në cilën datë do të testohen. Oraret e plotësuara me lëndën për të cilën do të testohen nxënësit, do të publikohen çdo ditë, gjegjësisht tri ditë para çdo testimi, theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski në konferencën për shtyp.

Krahas në shkolla, oraret do të publikohen edhe nga ana e Qendrës shtetërore për testim në ueb faqen prasanjaeksterno.dic.edu.mk.

Rezultatet e testimit do të publikohen me etapa, me atë që përparësi edhe gjatë testimit edhe në marrjen e rezultateve do të kenë nxënësit e klasës së tetë për shkak të regjistrimeve në shkollat e mesme të cilat do të mbahen më 23 qershor, gjegjësisht më 18 qershor në Akademinë sportive.

Pyetjet për testimin ekstern janë publikuar para pothuajse një muaji, siç njoftoi ministri Ristovski, janë pranuar edhe 3.461 vërejtje dhe është bërë korrigjim përkatës për pyetjet.

Me testimin ekstern gjithsej do të përfshihen 189.037 nxënës nga klasa e katërt në arsimin fillor deri në vitin e katërt në arsimin e mesëm, si dhe 18.126 arsimtarë në 680 shkolla të mesme dhe fillore. Testimin do ta ndjekin 638 vëzhgues, ndërsa do të angazhohen edhe 175 administratorë.

Aktiv do të jenë edhe inspektorët e Inspektoratit shtetëror të arsimit, ndërsa do të hapen edhe qendrat për informim të Qendrës shtetërore për testim. ALSAT

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *