Home / Lajme / Maqedoni / OH”Kalliri i Mirësisë” filloi fushatën “Java e jetimit”

OH”Kalliri i Mirësisë” filloi fushatën “Java e jetimit”

12 maj-.Vlen të përmendet se këtë vit organizata ka ftuar në këtë eveniment mysafirë nga vendet e ndryshme ballkanike si: Turqia,Shqipëria,Kosova,Bosnja dhe lugina e Preshevës.

Sot edhe zyrtarisht filloi fushata “Java e jetimit”,e cila për të dytën herë me radhë po organizohet nga OH “Kalliri i Mirësisë”.
Fushata është parashikuar të mbahet prej 12 deri më 18 maj.
Objektivat e kësaj fushate janë: Ngritjae vetëdijes sëpopullatës për nevojat dhe brengat e kësaj kategorie të popullatës sonë, rritja e nivelit të përgjegjësisë sonë ndaj jetimëve,njoftimi i jetimëve nga Ballkani mes vete,shfaqja e aftësive dhe sukseseve të jetimëve, grumbullimi i donacioneve për të ndihmuar jetimët në sferatë ndryshme të jetës së tyre, arritja e kënaqësisë e Allahut dhe premtimin e Pejgamberit, alejhis-selam, i cili thotë: “Unë dhe ai që përkujdeset për jetimin do jemi afër nëXhenet kështu: duke bërë me shenjë me gishtin tregues dhe atë tëmesëm”.
Gjatë javës fushatës “Java e jetimit”është paraparë të realizohen aktivitete të larmishme si:programe radiotelevizive, shpërndarja e materialeve për ngritjen e vetëdijes së popullatës,organizimii tribunave shkencore,koncerte humanitare që do të mbahen në Shkup dhe Kërçovë, vizita e monomenteve kulturore dhe historike në disa qytete të vendit tonë si dhe aksion për grumbullimin e donacioneve të cilat do të jenë në shërbim të jetimëve.Vlen të përmendet se këtë vit organizata ka ftuar në këtë eveniment mysafirë nga vendet e ndryshme ballkanike si: Turqia,Shqipëria,Kosova,Bosnja dhe lugina e Preshevës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *