Home / Lajme / Rajon / Opozita sot në protestën e dytë ‘Rama ik’

Opozita sot në protestën e dytë ‘Rama ik’

23 maj-
Qëllimi i saj do të jetë largimi i qeverisë “Rama nga pushteti”, akuzuar nga opozita si i implikuar me trafikun e drogës, akuzë që lindi kryesisht pas kapjes së një avioni në Divjakë, i cili do të përdorej për drogë.

Opozita shqiptare do të zhvillojë sot një protestë, e paralajmëruar nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, si më e madhja e zhvilluar ndonjëherë. Tubimi pritet të nisë në orën 11:00 me një marshim nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, ku edhe do të përqendrohet protesta e demokratëve.

Qëllimi i saj do të jetë largimi i qeverisë “Rama nga pushteti”, akuzuar nga opozita si i implikuar me trafikun e drogës, akuzë që lindi kryesisht pas kapjes së një avioni në Divjakë, i cili do të përdorej për drogë.

Pranë protestës së demokratëve janë instaluar edhe çadrat e 14 punonjësve të larguar nga administrata, të cilët kërkojnë rikthimin në punë, grevë e cila ka marrë tone të theksuara politike. (INA)

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *