Home / Lajme / Maqedoni / Orav:Krahas emrit ka edhe çështje tjera për tu zgjidhur

Orav:Krahas emrit ka edhe çështje tjera për tu zgjidhur

14 maj- Çështja e emrit, diçka po duket se lëviz me Bullgarinë por kritika ka pasur në raportin e progresit të Bashkësisë Evropiane për lirinë e mediave gjyqësorin dhe patjetër duhet një luftë më e rreptë kundër korrupsionit”, tha Aivo Orav, ambasador i BE-së në Maqedoni.

Çështja e emrit nuk është problemi i vetëm i Maqedonisë. Sipas ambasadorit të BE-së Aivo Orav, vendi ka shënuar regres krahasuar me disa vite më parë. Tani përveç çështjes së emrit, Maqedonia duhet seriozisht të punojë në luftën kundër korrupsionit, gjyqësinë dhe lirinë e mediave, çështje të cilat vendet e rajonit i kanë zgjidhur me kohë. Këto konstatime ambasadori Orav i shpalosi në një ligjëratë në UEJL, në temën “Zgjerimi i BE-së në Evropën gjithnjë në ndryshim”, pas një kohe të gjatë heshtjeje për çështjet e brendshme të vendit.

“Kur flasim për shtetin tuaj duket se çështja e emrit është pengesa e vetme por ndoshta ishte kështu disa vite më parë por sot jo. Ka shumë çështje mbi tavolinë për momentin. Çështja e emrit, diçka po duket se lëviz me Bullgarinë por kritika ka pasur në raportin e progresit të Bashkësisë Evropiane për lirinë e mediave gjyqësorin dhe patjetër duhet një luftë më e rreptë kundër korrupsionit”, tha Aivo Orav, ambasador i BE-së në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *