Home / Lajme / Maqedoni / OSBE vlerëson konstruktivitetin e PDSH-së

OSBE vlerëson konstruktivitetin e PDSH-së

26 maj-Nga ana tjetër Ambasadori i OSBE-së Ralf Breth ka vlerësuar lartë konstruktivitetin e treguar të Partisë Demokratike Shqiptare”, njofton shërbimi për informim i PDSH-së.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi priti në takim Ambasadorin e OSBE-së në vend, Ral. “Gjatë takimit, dy bashkëbiseduesit diskutuan rreth zhvillimeve aktuale politike në vend, zgjedhjet të parakohshme parlamentare dhe ato presidenciale, integrimin euroatlantik, si dhe tema të tjera me interes të dyanshëm.Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në takim ka ripërsëritur qëndrimin se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të mbajë qasje konstruktive në veprimin e saj politik dhe ka shprehur interesimin që sa më shpejt të debllokohen proceset integruese të vendit.Nga ana tjetër Ambasadori i OSBE-së Ralf Breth ka vlerësuar lartë konstruktivitetin e treguar të Partisë Demokratike Shqiptare”, njofton shërbimi për informim i PDSH-së.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti përfaqësuesit e Diasporës Shqiptare të Maqedonisë. Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan rreth zhvillimeve aktuale politike në vend dhe si temë kryesore bashkërenditjen e të gjitha forcave të cilat nuk pajtohen me politikën aktuale në vend.
Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në takim ka shprehur qëndrimin se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë betejën e saj politike për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Maqedoni.Gjithashtu në këtë takim me përfaqësuesit e DSHM-së u diskutuan format e bashkëpunimit të mëtutjeshëm me të gjitha forcat progresive të shqiptarëve në vend dhe diasporë.

Gjithashtu lexo

BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *