Home / Lajme / Maqedoni / Osmani: Të krijohet qeveri teknike dhe të organizohen zgjedhje të reja

Osmani: Të krijohet qeveri teknike dhe të organizohen zgjedhje të reja

Gostivar, 06 Maj – Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare Rufi Osmani për Civil Media u shpreh se duhet të krijohet qeveri teknike dhe të organizohen zgjedhje të reja, pasi këto zgjedhje kaluan në Trysni të jashtëzakonshme, kërcënime të mëdha ndaj qytetarëve, blerja masovike e votave etj.

Këto zgjedhje kanë qenë kulmi i organizimit negativ dhe keqpërdorimit të të gjitha resurseve institucionale nga ana e qeverisë së VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Trysnia e jashtëzakonshme ndaj institucioneve, trysnia ndaj bizneseve, kërcënimet e mëdha ndaj qytetarëve, blerja masovike e votave prej qytetarëve, janë vetëm disa prej manipulimeve që kanë bërë partitë në pushtet. Kështu është shprehur për Civil Media Rufi Osmani, ish kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK).

“Kanë qenë zgjedhjet më të parregullta që kanë qenë të organizuara deri më tani në Maqedoni. Duke parë nga ky këndvështrim, unë dhe RDK-ja këto zgjedhje i vlerësojmë si jolegale dhe jolegjitime. Rezultati i zgjedhjeve është ditur para ditës së mbajtjes së votimit. Ky është kulmi i shkeljes së demokracisë dhe shkeljes së vullnetit të lirë të qytetarëve. Po ashtu, ndikim negativ kanë pasur mediet nacionale që kanë bërë larje të trurit të votuesve. Mendimi im është se kjo duhet të anulohet përmes krijimit të një qeverie teknike dhe organizimit të zgjedhjeve të reja, ku të gjithë subjektet do të jenë të barabartë në konkurrim dhe ku do të mundësohet që qytetarët të shprehin bindje në mënyrë të drejtë dhe të lirë”, tha Osmani.

Rufi Osmani theksoi se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë RDK për shkaqe objektive, pasi që si kryetar nuk ka arritur partinë që e udhëhoqi ta ngrit në nivel më të lartë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *