Home / Lajme / Maqedoni / Paqartësi rreth emrave të nënkryetarëve të Parlamentit

Paqartësi rreth emrave të nënkryetarëve të Parlamentit

27 maj-Sipas ndarjes dhe marrëveshjes së zakonshme midis partive të maxhorancës, njëri nënkryetar do të jetë nga VMRO-DPMNE dhe tjetri nga BDI. Edhe këto dy parti nuk kanë nxjerrë emrat e nënkryetarëve, por spekulohet se nga VMRO do të jetë Silvana Boneva, koordinatorja e deritanishme e grupit parlamentar si dhe nga BDI spekulohet emri i Rafiz Alitit, i cili edhe në të kaluarën për një mandat kishte udhëhequr me këtë post.

Parlamenti i Maqedonisë dje ka miratuar propozimin e kryeparlamentarit Trajko Veljanovski për zgjedhjen e tre nënkryetarëve të këtij institucioni. Mirëpo akoma nuk dihet se kush do të udhëheq me këto poste, dhe se njëri prej tyre do t`i takojë partisë më të madhe opozitare LSDM, e cila nuk njeh këtë përbërje parlamentare.

Sipas ndarjes dhe marrëveshjes së zakonshme midis partive të maxhorancës, njëri nënkryetar do të jetë nga VMRO-DPMNE dhe tjetri nga BDI. Edhe këto dy parti nuk kanë nxjerrë emrat e nënkryetarëve, por spekulohet se nga VMRO do të jetë Silvana Boneva, koordinatorja e deritanishme e grupit parlamentar si dhe nga BDI spekulohet emri i Rafiz Alitit, i cili edhe në të kaluarën për një mandat kishte udhëhequr me këtë post.

Por, dy partitë nuk dihet se çfarë do të vendosin me nënkryetarin e tretë që do ti takojë opozitës, e cila është jashtë Parlamentit. Jozyrtarisht sipas disa medieve, njëri post i nënkryetarit pritet ti ndahet PDSH si parti opozitare e cila është pjesë e institucionit legjislativ

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *