Home / Lajme / Maqedoni / Parlamenti pritet të zgjedh nënkryetarët

Parlamenti pritet të zgjedh nënkryetarët

26 maj-Parlamenti i ri përbëhet nga 61deputetë të VMRO-DPMNE, 19 deputetë të BDI, LSDM me 34 deputetë, PDSH 7, GROM 1 dhe RDK 1. Në rend dite të Parlamentit do të jenë edhe pikat lidhur me zgjedhjen e organeve dhe komisioneve parlamentare

Parlamenti i Maqedonisë sot pritet të mbajë seancën e tretë me përbërjen e re parlamentare të dalur nga zgjedhjet e 27 prillit.

Në këtë seancë parlamentare do të zgjidhen nënkryetarët e Parlamentit.

Pritet zgjedhja e tre nënkryetarëve, dy prej të cilëve do të jenë nga partitë e maxhorancës VMRO-DPMNE dhe BDI, si dhe nga radhët e opozitës. Nuk dihet akoma se maxhoranca a do të zgjedh një nënkryetar nga radhët e partisë më të madhe opozitare LSDM, e cila po bojkoton zgjedhjet, apo të shkojë me propozim sipas zërave të paralajmëruar se nënkryetari i tretë do të jetë nga radhët e PDSH-së.

Parlamenti i ri përbëhet nga 61deputetë të VMRO-DPMNE, 19 deputetë të BDI, LSDM me 34 deputetë, PDSH 7, GROM 1 dhe RDK 1. Në rend dite të Parlamentit do të jenë edhe pikat lidhur me zgjedhjen e organeve dhe komisioneve parlamentare. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *