Home / Lajme / Maqedoni / Pas dorëheqjeve të deputetëve të opozitës, zgjedhje të reja

Pas dorëheqjeve të deputetëve të opozitës, zgjedhje të reja

29 maj-Sipas kodit zgjedhor, në rast të këtyre dorëheqjeve nga një parti apo grupim politik, atëherë organizohen zgjedhje të reja, por vetëm për ato vende të deputetëve. Pra zgjedhjet pritet të shpallen vetëm për deputetët e opozitës që do të lënë mandatet, ndërsa pjesa tjetër e Parlamentit do të funksionojë në kushte normale.

Dorëheqjet e deputetëve të opozitës maqedonas dhe të RDK-së do të çojnë vendin drejt krizës politike dhe zgjedhjeve të reja.

Paralajmërimet për dorëheqjet e plota të kandidatëve për deputetë në listat e opozitës maqedonase dhe asaj të RDK-së do të çoj në shpalljen e zgjedhjeve të reja plotësuese.

Sipas kodit zgjedhor, në rast të këtyre dorëheqjeve nga një parti apo grupim politik, atëherë organizohen zgjedhje të reja, por vetëm për ato vende të deputetëve. Pra zgjedhjet pritet të shpallen vetëm për deputetët e opozitës që do të lënë mandatet, ndërsa pjesa tjetër e Parlamentit do të funksionojë në kushte normale.

Prej dje 33 deputetë të opozitës zyrtarisht u dorëheqën nga mandatet e tyre, ndërsa kohë më parë këtë e bëri edhe deputeti i vetëm i RDK-së, kryetari i kësaj partie Rufi Osmani. Por sipas procedurave, pritet që të vijojnë edh dorëheqjet e të gjithë kandidatëve të opozitës maqedonase dhe të RDK-së që janë në listat për deputetë në gjashtë njësitë zgjedhore.

Me mbylljen e këtij procesi që mund të zgjas deri në tre muaj, pritet konstatimi i dorëheqjes së plotë të të gjithë kandidatëve dhe se Parlamenti dhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të konstatojnë nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve për ato vende të deputetëve që kanë hequr dorë nga mandatet.

Sipas planifikimeve, këto zgjedhje plotësuese pritet të mbahen nga fundi i vitit 2014. Kodi zgjedhor nuk obligon kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanovski që në afat të caktuar të shpallë zgjedhjet. Përgaditja e zgjedhjeve dhe fushatës zgjat rreth 50 ditë.

Por, kjo situatë mund të çojë vendin në zgjedhje të tjera të parakohshme, dhe se kjo do të varet nga raportet e partive të koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI. Në rast se këto dy parti do të kenë probleme dhe mosmarrëveshje në funksionimin e tyre, atëherë vendi do të përballet me krizë të re politike, duke mos përjashtuar edhe zgjedhje të reja.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *